MENU
klinika

Kur po xhirohej “Hustlers”

Shokon JLo me gjestin e turpshëm ndaj paparacëve

02.04.2019 - 14:47

Ajo tregoi gishtin e mesit në drejtim të paparacëve, duke ofenduar kështu të gjithë ata që po përpiqeshin t’i rrëmbenin një pozim perfekt.

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez është një prej femrave më në qendër të vëmendjes në mbarë botën.

Artistja e nominuar për çmimin “Golden Globe” ka bërë një gjest të pahijshëm, teksa u shfaq para paparacëve në xhirimet e filmit të ri.

Xhirimet e filmit “Hustlers” u realizuan të hënën në Manhatan, dhe akorja e këngëtarja dukej sikur ishte e nervozuar dhe pa durim teksa u gjend përball fotografëve.

Një gjest i tillë u cilësua si i turpshëm, por që gjithsesi Jennifer nuk duket se shqetësohet shumë nga situata të tilla.

Kujojmë se së fundmi 49-vjeçarja ka qenë shumë e përfolur kjo për shkak të propozimit romantik që i bëri për fejesë partneri i saj, Jennifer Lopez.