MENU
klinika

Atlantida e zhdukur ilire?

Shqiptarët ky popull i vjetër

01.04.2019 - 13:07

Homeri (Iliada): O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik që banon larg që kujdesesh për Dodnën dimërkeqe… I biri i shkëlqyshëm i Lethos të Pellazgut, Hipotheu e tërhiqte prej këmbe përmes përleshjes së tmerrshme (kufomën e Patroklit të vrarë) lidhur me tërkuzë nga kyçi i këmbës, për t’i bërë qejfin Hektorit dhe trojanëve.

I pari, foli Akili hyjnor këmbëshpejti: “Kush je ti prej burrave, që kundër meje guxon të vish? Është fatkeq ai djalë, që mërinë time kundërshton.”

Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegronit: “O Pelid zemërgjerë, për fisin tim pse pyet? Jam nga Paionia pjellore dhe e largët, burrave paionë heshtëgjatë u prij, kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion…”

 

Fransua Pukëvil: Përveç trimërisë, që është e natyrshme te shqiptarët, ata janë krejt të çiltër, gjë që s’është karakteristike për orientalët.

 

Napoleon Bonaparti: Nuk dimë nëse këta kavalierë shqiptarë të shpejtë dhe me mjekra, janë njerëz apo demonë.

 

Xhorxh Bajron: Të rreptë bijtë e shqipes! Po vetitë nuk u mungojnë, veç t’ishin më të arrira.

 

Aleksandër Duma: Tokë shkëmbinjsh, djep trimash dhe njerëz të fortë.

 

Alfred Gilleron: Epiri, kjo Zvicër e antikitetit, kishte një monument lavdie nënprijësin e tyre Pirro, një komandant i përkryer.

 

Aleksander Degrand Jules: Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut.

 

Fred Xhorxh Uilliams: Ky është një komb luftëtarësh, të cilët, ndoshta, për nga trimëria, krenaria dhe shpërfillja e frikës mund të maten me çdo tjetër në botë.

 

Franc Babuger: Shqiptarët kanë një frymë perëndimore, ata janë të gjallë dhe kuriozë, të gëzueshëm e të hapët në miqësi.

 

Stefan Cvajg: Njeri i jugut, gjithmonë njeri i jugut, ai për të mos qenë i ngrirë, sjell me vete kudo diellin e vendit të vet. Ai ka nevojë për përzemërsi, përzemërsi njerëzore, për ngrohtësi ndjenjash, për shokë e miq. Ai është gjithnjë flakë, nuk mund të rrije i ftohtë, ftohtësia do ta mbyste…

 

Branislav Nusic (shkrimtar serb, 1864-1938): “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat dhe lumenjtë”.

 

 

 

Edwin Jasques (shkrimtar): “Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtarë të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.

 

Edwin Pears (shkrimtar, historian anglez, 1835-1919): “Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës ariane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.

 

Maurice Druon (sekretar i Akademisë frënge 1918-2009): “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vetë historia. Gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.

 

Nikolla Jorga (historian rumun 1871 -1940): “Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetrit në Evropë”.

 

Maximilian Lambertz (folklorist, linguist, albanolog austriak 1882 -1963): “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.

 

Lamartine (poet, politikan francez 1790-1869): “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”.

 

-M. Hyacinthe Louis Hecquard (eksplorator francez, 1814 -1866): “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

 

 

Lord Bajroni: (shrimtar, politikan, 1788-1824) “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.

 

Henry Noel Brailsford (gazetar anglez, 1873-1953): “… Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘mbinjeriu’ për të cilin Niçe ëndërronte”.

 

Giusepe Katapangu: “Atlantida, e zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azinë e Vogël”!

 

Agostino Ribeco (italian): “Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.

 

 

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe