MENU
klinika

Parashikimi i motit

Si pritet të jetë dita sot ?

14.04.2019 - 08:36

Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu të herë pas-hershme kanë dominuar deri në mesditë, të cilat në zonat jugore herë pas here janë në formën e rrebesheve afatshkurta.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin intervale kthjellimesh në zonat bregdetare por reshjet mbeten në juglindje dhe përgjatë kufirit lindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 21-22°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.