Butrinti ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të portit modern të Sarandës, me një pozicion spektakolar: Qyteti i lashtë zë pjesën kryesore të kodrës që lagej nga kanali Vivari, një rrugë e ngushtë ujore që sot lidh Korfuzin, 4 km në perëndim të Butrintit, me liqenin e brendshëm me ujë të kripur. Rrëzë një pllaje në jug të kanalit shtrihet një tokë djerrë, e tharë nga ujërat që ndan Butrintin nga një sërë malesh, që shtrihen përgjatë kufirit jugor shqiptaro-grek.
Riviera është pa dyshim një nga zonat më të bukura dhe më të paprekura të të gjithë Shqipërisë. Brigjet e Adriatikut dhe Jonit kanë një bukuri shokuese. Palmat dhe pemët me ullinj dominojnë peisazhin duke i dhuruar një bukuri karakteristike mesdhetare. Panorama e detit, varieteti i florës, i favorizuar nga klima e butë, e bën Sarandën një qendër të preferuar për pushime dhe rikrijim dhe një qytet të rëndësishëm turistik. Turistët nga Korfuzi zbarkojnë këtu me tragete. Ka një linjë të përditshme autobuzash nga Saranda në Butrinit. Në vitin 2000 Butrinti priti mëse 30 mijë vizitorë të huaj. Qyteti antik, është padyshim një nga bukuritë më me vlerë të rivierës shqiptare dhe një nga destinacionet më të rrahura, jo vetëm nga turistë të huaj, por edhe nga vetë shqiptarët. Historia, gërshetohet këtu me artin antik dhe rrethohet nga një bukuri e mahnitshme mesdhetare, duke zënë një vend të rëndësishëm në kujtimet e atyre që e kanë shijuar nga afër dhe në ëndrrat e atyre që kanë dëgjuar të flitet për të.
Qyteti i Butrintit mendohet t’i ketë fillimet e tij në shekullin e 8 para Krishtit, me vendosjen aty të tregtarëve të Korfuzit. Ky është qyteti që lidhet më shumë me legjendën e Eneas. Në shekullin e 4-ët, Butrinti ishte një port kaoanian , ndoshta në qendër të një prej fiseve helenase të Epirit. Romakët e përdorën portin si një bazë për fushatën e tyre ushtarake në Ballkan në shekullin e 2-të. Në shekullin që pasoi, ai u bë koloni e ushtarëve të vjetër të Jul Çezarit. Më vonë përsëri në sundimin romak, qyteti kishte kishën e tij dhe kjo në një vend të dukshëm.
Por, në vitin 551 u sulmua nga barbarët. Historia që pasoi deri në shekullin e 10-të, ashtu si ndodhi me shumë porte mesdhetare, mbetet mister. Më vonë u bë një port i rëndësishëm për lidhjen e Venecias me Bizantin. Për shumë kohë edhe në Mesjetë, ishte në duart e venecianëve, të cilët mbronin kufirin lindor të kanalit të Korfuzit. Vetëm në shekullin e 18-të ata e braktisën Butrintin, pasi humbën me turqit. Në vitet 1850, kur Edward Lear kaloi në këtë rrugë, ajo ishte e shkretë.
Butrinti thuajse u la në hije deri në vitin 1920, kur misioni italian me në krye Luixhi Ugolinin mbërriti në Shqipëri. Në vitin 1924 Ugolini zgjodhi majën e kodrës ilire, Foinik, 20 milje në veri të Butrintit, për fushatën e tij të parë. Por, kjo ishte më pak premtuese nga ç’e priste Ugolini, kështu në vitin 1928, me shpresën e zbulimit arkeologjik të kohës së Eneas, e cila lidhej direkt me qëllimet propagandistike të Romës, ai filloi punën në Butrint. Në atë kohë Butrinti ishte një kodër në një peizazh shkretëtire. Brenda tre muajve Ugolini kishte zbuluar zgjatime të mëdha të mureve të poligoneve grekë rreth qytetit si dhe porta të mëdha dhe tepër fine.
Gërmimi më i madh megjithatë ishte në faqen lindore të kodrës, ku ai zbuloi teatrin. Teatri i shekullit të IV, me ndenjëset e spektatorëve të ruajtura mirë dhe me skenën, përbënin një sensacion sidomos kur u pasuan nga zbulimi i statujave, zotave të Butrintit dhe nga një kokë e Apollos.
Duke punuar me ritme të shpejta, Ugolini gërmoi dhe nxorri në pah Tempullin e Asclepulus-it pas teatrit, një bllok banjash romake përballë tij, pjesë e një pallati të hershëm bizantin; përbri kanalit Vivari një vend pagëzimi i ruajtur mirë dhe kjo e bizantit të hershëm, e cila kishte një dysheme mozaik të shekullit të V dhe shumë monumente të tjera. Ugolini punoi me pasion deri sa vdiq në vitin 1936 nga malarja.
Butrinti është i madh dhe kompleks, me rrënoja nga periudha të ndryshme. Për ata që nuk janë arkeologë apo studentë specialistë, mënyra më e lehtë në vizitën e tyre të parë është të vërtiten brenda perimetrit. Të shëtisin përreth mureve dhe të shohin me sytë e tyre se si u zhvillua qyteti dhe kështjella si një ishull i fortifikuar dhe pastaj të procedojnë drejt qendrës për të parë finesën e ndërtimeve antike.
Në zonë mund të hyhet nëpërmjet një porte, ku aplikohet një tarifë shumë e vogël. Duke marrë në të djathtë dhe duke ndjekur rrugicat e ngushta mbërrin në rrënojat që i përkasin banjos romane dhe një kulle veneciane dhe pastaj një seksion tjetër muresh që datojnë në shekullin e IV, viti i Krishtit. Pas pothuaj 400 metrave të tjerë, të shfaqen rrënojat e një qendre të krishterë kulti dhe pastaj një pishinë në formën e kryqit që mund të ketë qenë pjesë e kishës mesjetare.
Në të djathtë të hyrjes sheh një pamje shumë të këndshme të zgjerimit të kanalit që më pas të çon tek liqeni. Më pas vazhdon një seksion tjetër, tepër i gjatë i mureve të jashtëm, edhe këto i përkasin antikitetit të mëvonshëm, ndërsa një shëtitje në pyllin e dendur në veri të ishullit është me të vërtetë tepër e këndshme. Në të majtë, ndërsa afrohet fundi i kësaj rrugice, shihen muret e një bazilike mesjetare afër pikës ku bashkohen muret lidhëse të fortifikime të jashtme.
Midis pemëve dhe shkurreve gjendet baza e akropolit, me muret e vjetra fortifikuese, të cilat datojnë në shekullin VI para Krishtit. Ky fund i akropolit është i hapur, me një kishë të krishterë në qendër e rrethuar me pemë. Kjo është ndërtesa më e vjetër e krishterë në Butrint. Në disajn ajo shfaqet e ngjashme me kisha të tjera të ngritura në Shqipëri të gjetur në Elbasan, Foenik dhe Bylis, me çati të harkuar dhe dysheme mozaik. Ajo daton në gjysmën e parë të shekullit të IV. Në Mesjetë ajo u rindërtua, me përjashtim të kupolës së vogël në pjesën jugore. Fundi më i largët i akropolit, kur venecianët dhe turqit vendosën topat në pozicinet e mureve, shtrihet jashtë mureve, në kopshtet përreth fortesës qendrore. Sapo kalon akropolin dhe ngjitesh në kompleksin qendror të ndërtesës mund t’i gëzohesh parkut qendror.
Nga rrugicat, duke ecur nga kahu perëndimor, gjenden rrënojat e një shtëpie të madhe romake që daton në shekullin e 2-të viti i Krishtit. Qendra e tij ishte e hapur e shtruar me gurë, me 12 shtylla të gurta që ngriheshin mbi një bazament. Aty pranë ndodhet edhe një teatër roman, i cili ngrihet në pjesën shkëmbore të akropolit. 22 rreshtat me ndenjëse kanë akomoduar 2000 njerëz. Shkallët e larta detyruan ndërtuesit të mbështetnin anët e ndenjëseve me mure transverse, edhe këto të mbështetura me mure të ndërmjetme, duke i dhënë teatrit një formë kuadratike të pazakontë për atë periudhë. Hyrja në ndërtesë bëhej nga një korridor në secilën anë. Në fillim të shekullit të 2-të u rindërtuan podiumi i orkestrës dhe i skenës. Një numër statujash u gjend në Butrint gjatë gërmimeve.
Disa nga statujat janë dy portrete kafshësh, një kokë e Agripës, gjeneralit të Augusto-s, dhe më e rëndësishme nga të gjitha është statuja klasike e quajtur Perënditë e Butrinit, e cila sot ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar. Mbi teatër ishte një tempull i shekullit të 2-të i cili ishte i ndërtuar në mënyrë simultane me teatrin dhe është integruar në themelet e tij. Brenda në themele qëndronte një altar dhe dyshemeja ishte e mbuluar me mozaik bardh e zi me forma gjeometrike.
Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike (International Council on Monuments and Sites-ICOMOS) në vitin 1982, caktoi 18 prillin si dita kushtuar kujtesës historike.
Një vit më vonë, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të shqyrtojnë mundësinë e deklarimit të kësaj dite, çdo vit si “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike”. Kështu, çdo vit, Komitetet Kombëtare të ICOMOS-it, organizojnë aktivitete të ndryshme për të shënuar 18 prillin.