MENU
klinika

Simbol shqiponjën e i këndojnë Skënderbeut

Skuadra arbëreshe e Kategorisë Dytë në Itali

01.04.2019 - 07:31

Klube futbolli shqiptare nuk ka vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Europë.

San Giorgio Piana është një ndër to. Skuadra aktualisht është pjesë e Kategorisë së Dytë siçiliane dhe përfaqëson komunitetin arbëresh të Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshvet), në Palermo.

San Giorgo është një ekip tipik shqiptar, teksa në logo të fanellave mban shqiponjën, ngjyrat i ka kuqezi, ndërsa ultrasit i këndojnë Heroit Kombëtar Skënderbeut.

Edhe pse larg origjinës, lojtarët nuk harrojnë të flasin shqip në ekip, por jo shqipen zyrtare, por atë të vjetrën, gjuhën e Skënderbeut.

Fakti që ekipi luan në ligat inferiore nuk i ndalon tifozët që të shkojnë në stadium, përkundrazi ata janë gjithmonë aty, në mbështetje të skuadrës, duke kënduar për ngjyrat kuqezi.

Në videon e postuar nga tifogrupi “Ultras Curva West” në Facebook, duken tifozët, të cilët bëjnë tifo në gjuhën shqipe, këndojnë për ngjyrat kuqezi.