MENU
klinika

Përse ky emërtim?

Sonte shfaqet Hëna Rozë

20.04.2019 - 15:08

Hëna, sonte do të jetë e plotë dhe emërtohet Hëna Rozë.

Sonte të gjithë sytë nga qielli për të parë Hënën e Trëndafiltë të Pashkëve.

Hëna, sonte do të jetë e plotë dhe emërtohet Hëna Rozë. Astronomët, por dhe të gjithë njerzit në mbarë botën do të shikojnë në qiell Hënën e sotme, e cila ka marrë emrin nga një lule trëndafili.

 

Në të vërtet, ngjyra e Hënës, e cila do të shkëlqejë më shumë sesa zakonisht duke qenë e plotë, nuk do të ndryshojë, por emërtimi i saj vjen nga fiset e inidanëve të Amerikës, që u vinin emra Hënave të plota gjatë vitit si një mënyrë për të matur kohën.

Kështu, edhe pse Hëna e plotë e prillit emërtohet Hëna Rozë mos prisni që të duket rozë. Ajo emërtohet kështu për shkak të disa luleve rozë që lulëzojnë në fillim të pranverës në Amerikën Veriore.

Hëna Rozë njihet edhe si Hëna e Shpërthimit të Barit, Hëna Vezë dhe Hëna Peshk në pjesë të ndryshme të planetit.

Hëna Rozë, megjithatë, ka një rëndësi të veçantë sepse përkon me festa të ndryshme.

– Pashkët festohen të dielën e parë pas Hënës së plotë, e cila ndjek ekuinoksin e pranverës.

– Popullsitë Hindu festojnë lindjen e Hanuman-t në Indi në një festival të quajtur Hanuman Jayanti.

– Hëna e plotë e prillit gjithashtu shënon fillimin e ditëve kur hebrenjtë kujtojnë çlirimin nga Zoti në Egjipt.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain