29.04.2019 - 21:46
Policia dhe prokuroria po vazhdojnë me hetime ndaj ish-presidentit sudanez, Omar Al Bashid.
Në kontrollin e fundit bërë në rezidencën e tij, policia ka gjetur miliona para të ndryshme.
Ata gjetën një valixhe të mbushur me 351,000 dollarë, 6 milionë euro dhe 5 miliardë paund sudaneze.
Gjetja e fundit është një dëshmi e pastërt për dyshimet e shtetit se Al Bashid ka pastruar para.
Ish-presidenti aktualisht është në një burg të sigurisë së lartë.
Sudani është një nga shtetet më të varfëra në botë ku 80% e popullsisë jeton me më pak se 1 dollar në ditë