Albert Raqi ka vendosur të veshë fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.
Talenti Raqi është anëtar i gjigantit anglez, Tottenham Hotspurs për grupmoshat U-16.
Raqi e ka zgjedhur kombëtaren shqiptare para asaj të Kosovës.
Në fakt, talenti kosovar është grumbulluar me kuqezinjtë, respektivisht me Shqipërinë U-16, e cila është duke u përgatitur në “Tropikal”, për turneun “UEFA Development”, që do të zhvillohet në Slloveni.
Ai është me prejardhje nga Prishtina dhe luan për të rinjtë e Tottenhamit.
Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës.
Për këtë ndërrim të zgjedhjes, ka vendosur vetë dëshira e lojtarit dhe e familjes së tij.
“E kam filluar futbollin në moshën 4 vjeçare. Jam shumë i lumtur që jam në Kombëtaren e Shqipërisë dhe po ja kaloj shumë mirë me shokët e rinj këtu në skuadër. Unë kam dëshirë të eci në gjurmët e Ronaldinhos dhe Granit Xhakës”, ka thënë Raqi për “FSHF TV”, përcjellë Klan Kosova.