MENU
klinika

21 mln turistë në 4 vite

Të huajt që vizitojnë Shqipërinë shpenzojnë 52 euro në ditë

24.04.2019 - 19:24

Shtetasit e huaj që vijnë për të viztuar Shqipërinë shpenzojnë rreth 52 euro në ditë.

Në 4 vjet kanë ardhur në Shqipëri si vizitorë rreth 21 milionë persona. Të dhant janë bërë të ditura në studim të detajuar të INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë.

Referuar të dhënave të vitit 2018, kanë kaluar mesatarisht 4,3 netë qëndrimi në Shqipëri, duke shpenzuar mesatarisht 52 euro në ditë.

Shtetasit e huaj jo rezidentë për vitin 2018, kanë qëndruar kryesisht në hotel (76 %) dhe kanë ardhur me makina private (81 %).Shtetasit e huaj që preferojnë të vizitojnë Shqipërinë, për vitin 2018, janë shtetasit nga Kosova.

Në periudhën 2014-2018, numri i vizitorëve të huaj me netë qëndrimi (ku përfshihen vizitorët që qëndrojnë të paktën një natë në hotel apo në struktura akomoduese të tjera, tek të afërmit, shtëpitë e tyre, etj) është rreth 21 milionë duke u rritur me 10,7 % gjatë 2018.

Ndërsa numri i vizitorëve ditorë, për harkun kohor 2014-2018, është rreth 1,7 milionë, duke u dyfishuar gjatë vitit 2018, krahasuar me vitin 2017.

Gjatë vitit 2018, hyrjet e shtetasve nga rajoni i Evropës zënë pjesën më të madhe të hyrjeve të shtetasve të huaj me 89,5 %, duke u rritur me 13,2 %. Shtetasit e huaj që hyjnë në Shqipëri vijnë kryesisht nga këto shtete: Kosova (35 %), Maqedonia e veriut (11 %), Greqia (9 %), Mali i Zi (6 %) dhe Italia (7 %).

Destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri, për vitin 2017, janë qarqet: Tiranë (rreth 28 %), Vlorë (rreth 13 %), Durrës (rreth 11 %) dhe Korçë (rreth 11 %). Në periudhën 2014-2018, pesha specifike e shpenzimeve të turistëve të huaj jorezidentë në vendin tonë ndaj totalit të eksportit të mallrave dhe shërbimeve është mesatarisht 47 %, ndërsa pesha specifike e shpenzimeve të shtetasve shqiptarë rezidentë, jashtë vendit tonë ndaj totalit të importit të mallrave dhe shërbimeve është mesatarish 24 %.

Ndërkohë Shqiptarët duken më shumë të dhënë pas pushimeve verore.

Daljet e shtetasve shqipëtarë jashtë vendit kulmojnë në muajin gusht, referuar të dhënave të vitit 2018. Në periudhën 2014-2018, daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit kanë qenë 24,1 milionë persona. Në vitin 2018 daljet e shtetasve shqiptar kanë pasur rritje prej 4,4 %. Shpenzimet e shtetsave shqiptarë rezidentë jashtë vendit për vitin.

2018 kanë qenë 181.396 milionë lekë, duke u rritur me 17,3 % krahasuar me një vit më parë.

Shpenzimet e shtetsave shqiptarë rezidentë për udhëtime personale zënë pjesën më të madhe, mesatarisht 77 % dhe shpenzimet për udhëtime biznesi dhe profesionale 23 % të shpenzimeve gjithsej. Shtetasit shqiptarë rezidentë, referuar të dhënave të vitit 2018, kanë kaluar mesatarisht 7,5 netë qëndrimi jashtë vendit, duke shpenzuar mesatarisht 47 Euro në ditë.

Daljet e shtetasve shqiptarë rezidentë jashtë vendit për 2018 kanë qenë kryesisht për qëllim pushimesh (rreth 59 % të daljeve) dhe vizita te miqtë e të afërmit (rreth 30 % të daljeve)