Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është shoqëruar në polici, pasi tentoi t’i bllokonte rrugën gjatë ditës së sotme kryeministrit Rama.
Kryeministri ishte në një takim në fshatin Linas të Cërrikut, ku para mbërritjes disa persona tentuan t’i bllokonin rrugën dhe mes tyre mësohet se ka qenë edhe ish-deputeti i djathtë.
Në një reagim, Partia Demokratike, shkruan se Boçi u ndalua në mënyrë barbare, ndërsa shton se ndaj ish-deputetit është ushtruar dhunë nga forcat e rendit.
“Reagimi dhe trajtimi nga forcat e rendit karakterizohet nga dhuna me ne krye Bashkepuntorin e Alizotit, Nendrejtorin e policise se Elbasanit Berti Nushi. Ish-drejtori i Policise se Fierit ka shfaqur nje sjellje barbare te karakterizuar ne te gjitha format e dhunes dhe kjo eshte figura me e keqe per nje shtet denokratik qe ne duam me zemer”, thuhet në reagimin e PD-së.