MENU
klinika

Përplasja

Thaçi: Serbët po mohojnë krimet e kryera në Kosovë

13.04.2019 - 14:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra nga disa zyrtarë serbë për luftën dhe masakrat e kryera prej tyre në Kosovë.

Me një reagim në “Facebook”, Thaçi flet hapur ku thotë se zyrtarët serbë po përpiqen para botës të mohojnë krimet, gjenocidin, e spastrimet e bëra ndaj popullsisë civile në kohën e luftës.

Sipas Thaçit, ka vetëm një dallim mes krimeve të Holokaustit dhe atyre të Serbisë në Kosovës dhe kjo ka të bëjë me pandëshkueshmërinë nga ana e ndërkombëtarëve.

Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë.

Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit.

Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare!

Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin! HTH”, shkruan Thaçi.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi