Tjetër tradhti në radhët e Partisë Demokratike. Në KQZ ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, kandidati i PD-së për qarkun e Tiranës Erion Piciri.
Ky i fundit ka garuar në zgjedhjet e shkuara me numrin 26 në listën e PD-së, në Tiranë, ndërkohë që më datë 15 ka paraqitur kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë mandatin e deputetit.
Erion Piciri ka qenë kandidat i vetë shpallur për zgjedhjet e brendshme në PD. Ai rivalizoi Lulzim Bashën në garën e fundit elektorale, por kandidatura e tij nuk u pranua për shkak se ai nuk ishte anëtar i Partisë Demokratike.
Asokohe, Piciri ka reaguar për refuzimin që PD i bëri për të garuar përballë Lulzim Bashës.
“REFUZIM KANDIDATURE (Bie kandidatura, vazhdon lufta)
Grupi i Bashes refuzoi sot kandidaturen time per kryetar te Partise Demokratike. Argumenti ishte se nuk jam antar partie. E verteta eshte se jam antar i PD-se prej vitit 2003.
Vetem ne regjimet autoritar-korruptive u mohohen njerezve te drejtat politike, te drejtat per te kandiduar, per t’i paraqitur antaresise platforma modernizuese te partive dhe vendit ne teresi.
E trishte por dhe motivuese per te vazhduar perpjekjet tona, per te kaluar Shqiperine nga kultura e kazermes tek kultura e garave demokratik”, ka thënë Erion Piciri.
Tashmë Erion Piciri do të ulet në Parlament si pjesë e ‘opozitës së re’.