MENU
klinika

Operacioni i Policisë së Kosovës

Trafikim organesh/ Në pranga 5 persona të dyshuar

04.04.2019 - 16:41

Policia e Kosovës arrestoi 5 persona në Prishtinë të mërkurën, nën dyshimet për përfshirje për transplantim ilegal dhe trafik organesh dhe qelizave njerëzore.

Njoftimi i policisë thekson se më 2 dhe 3 prill është kryer një operacion në kontrollin e një klinike private në Prishtinë dhe është kryer arrestimi i personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale: “transplantimi i paligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore dhe trajtimi i papërgjegjshëm mjekësor”.

trafik organesh-konica.al
trafik organesh-konica.al

Sipas policisë, hetimet filluan disa muaj më parë, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan si dëshmi materiale: të dhënat mjekësore, librat e dëshmive, 4 telefona celularë dhe 500 euro para të gatshme.

Pas kësaj, autoritetet kosovare morën masa të menjëhershme duke mbyllur klinikën.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi