MENU
klinika

Kujdesi

Çfarë duhet të hani, nëse vuani nga sindroma e zorrës së irrituar

30.04.2019 - 17:32

Koliti spastik ose sindroma e zorrës së irrituar është një ndër patologjitë më të shpeshta të diagnostikuara viteve të fundit. Dieta e varfër ushqimore, abuzimi me ushqimet e yndyrshme dhe të thata, konsumi i tepruar i alkoolik janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e kolitit.

Simptomat kryesore janë dhimbjet e barkut, diarreja, gazra në aparatin tretës, kapsllëk dhe vështirësi në jashtëqitje.

Ja disa këshilla rreth ushqimeve që duhet konsumuar nëse vuani nga koliti:

Kosi

Kosi është një ndër ushqimet që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin ushqimor të personave që vuajnë nga koliti. Ai ka në përmbajtjen e tij acid laktik, një substancë që lufton inflamacionin e sistemit tretës dhe veprimin e radikaleve të lira në organizëm. Mjekët rekomandojnë të hani 200 ml kos në ditë, mund ta hani shqeto ose të shoqëruar me fruta.

Ujë patatesh

Zakonisht jeni mësuar të hani patate të ziera, të skuqura ose në formë pureje, por jo më pak i vlefshëm është edhe uji i tyre. Ky lëng ka fuqi alkaline, lufton kolitin dhe diarrenë, si dhe përmirëson aktivitetin e sistemit tretës. Zieni në tenxhere disa patate me madhësi mesatare, në qoftë se nuk i qëroni, kujdesuni t’i lani paraprakisht. Pasi t’i keni zier, filtronin lëngun dhe pini vazhdimisht gjatë ditës.

Lëngu i orizit

Sikundër lëngu i patateve, edhe uji i orizit është shumë i këshillueshëm në qoftë se keni probleme me kolitin. Rregullon pH-in natyral të stomakut, redukton inflamacionin dhe irritimin e zorrës së trashë dhe rrit numrin e baktereve të mira në sistemin tretës.

Karota

Karota është e pasur me fibra dhe përbërës me veti anti-inflamatiore që rrit florën bakteriale të zorrëve dhe i mbron ato nga veprimi i radikaleve të lira. Konsumi i përditshëm i karotave dhe lëngut të tyre përmirëson ndjeshëm sistemin tretës.

Banania

Banania përmban shumë fibra të tretshme në ujë, ku ndër më të rëndësishmet është pektina, e cila pasi përthithet nga sistemi tretës, normalizon vlerat e pH-it në zorrë dhe parandalon diarrenë dhe kapsllëkun. Përbërësit e tjerë si potasi dhe magnezi përmirësojnë shëndetin intestinal. Merrni një ose dy banane të pjekura mirë dhe kalojini në frulator me pak mjaltë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë thonë ekspertët për ARFID

Çrregullimi i heshtur i të ngrënit!

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë