Edhe sot dhjetëra familjarë të të ndjerës Rexhina Debrova kanë dalë në shenjë protestë para spitalit të Elbasanit, ku 25-vjeçarja humbi jetën një orë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
Familjarët kërkojnë drejtësi për vajzën e tyre, duke akuzuar mjekët se janë treguar neglizhentë dhe se Rexhina ka humbur jetën si pasojë e mungesës së kujdesit të treguar ndaj saj.
Ata kanë thënë se mjekët gënjejnë kur thonë se vajza ka shkuar në spital me urgjencë, pasi ditën e premte pas kontrollit të kryer, mjeku që i ndiqte shtatzaninë i ka thënë që të shkonte në Spital ditën e hënë.
Dita e hënë do të ishte edhe dita tragjike për Rexhinën, pasi do të humbiste jetën.
Protestës së tyre u janë bashkuar edhe disa studentë e qytetarë të Elbasanit.