MENU
klinika

Vajza nga Tropoja tregon eksperiencën

Vetëm 28 vjeç, shtatë fëmijë dhe dy fakultete

04.04.2019 - 13:56

Ajo është nëna e 7 fëmijëve edhe pse ende shumë e re28-vjeçare nga Tropoja ka përfunduar gjithashtu dy fakultete.

Ajo është martuar kur ishte vetëm 18 vjeç dhe kur ishte 20 lindi dy binjakët e parë, djalë dhe vajzë, të cilët sot janë respektivisht 7 vjeç. Pasi kaluan edhe tre vite ajo lindi dy binjake të tjera, të cilat sot janë 4 vjeçtë dhe shkojnë në kopësht.

Më pas fati deshi ta bekonte edhe dy binjake të tjera, vetëm pas një viti. Dhe në fund ka lindur sërish një vajzë të quajtur Kenza, e cila sot është 1 vjeç e gjysmë.

Nëna e 7 fëmijëve tregoi se ndihet më e lumtur se kurrë kur e sheh shtëpinë plot me fëmijë, pasi tashmë familja e tyre ka krijuar një rutinë të këndshme dhe i dhurojnë pafund dashuri njëri-tjetrit.

Përveçse një nënë e përkushtuar, 28-vjeçarja ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë e arsimuar, e sot ajo ka përfunduar me sukses dy fakultete.

Ajlin ka thënë se me pak sakrificë dhe vështirësi çdo nënë mund ta gjejë kohën për t’i bërë të gjitha. Ajo tregoi se si ju bën ushqimin e preferuar të gjithëve dhe se si për të larë duart i vë në radhë dhe ata tashmë janë mësuar me disiplinën.

Ajlin tha se për momentin nuk kanë ndërmend të bëjnë fëmijë tjetër, edhe pse do të kishte dashur shumë që djali i vetëm Rei të kishte edhe një vëlla, pas 6 motrave.