MENU
klinika

Korrupsioni

Vetting/ Një sondazh kombëtar vlerëson Universitetet

19.04.2019 - 16:14

Përgjigjet që do të japin studentët në 100 pyetje do të pasohen me një tjetër formë vetingu, dhe kësaj radhe në Universitete.

Kreu i qeverisë, Edi Rama prezantoi sot sondazhin kombëtar. Ai shtoi se përmes këtij pyetësori do të mblidhen të dhëna mbi korrupsionin në universitete.

“Do të hyjmë më në detaje për të parë pse në këtë fakultet është më pozitive dhe pse tek një fakultet tjetër është më negative”, u shpreh Rama.

besa shahini-konica.al

Pavarësisht garancisë se qeverisë se rezultatet e sondazhit do të përdoren për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies studentët u shprehën skeptikë.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u shpreh se përmes 100 pyetjeve studentët do të vlerësojnë jo vetëm pedagogët por dhe kurrikulat.

Sondazhi nisi të martën dhe do të vijojë deri më 2 maj.