Shqiptarët e Kosovës krijuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me qëllim çlirimin e vendit nga serbët që kishin pushtuar këtë rajon të banuar plotësisht nga shqiptarë.
Pas masakrave të shumta të serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë UÇK-ja filloi aktivitet e saja ushtarake duke formuar zonat komanduese në krye me Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK-së, ku Drejtues Politik u zgjodh Hashim Thaqi dhe Komandant i Shtabit të Përgjithshëm u zgjodh Gjeneral Lejtnant Agim Çeku nga Dukagjini.
Komandant dhe luftëtari më i njohur i kësaj ushtrie ishte komandanti Adem Jashari i cili ra në mbrojtje të atdheut në vitin 1998. Jashari mbetet figura më e shquar e rezistencës heroike të popullit shqiptar në Kosovë dhe u shpall Me vendim të SHP të UÇK-së Adem Jashari është shpallur komandant legjendar dhe Hero Kombëtar nga Presidenti.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, në pajtim me marrëveshjet e dala nga bisedimet e Rambujesë mes delegacionit kosovar dhe përfaqësuesve të OKB-së, UÇK-ja transformohet në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.
Më poshtë gjeni videon e cila ka bërë xhiron e rrjetit në momentin e publikimi.
Në imazhet e shfaqura duken qartazi ushtarët e UÇK-së teksa shkatërrojnë ushtrinë serbe me minahedhës.