Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është përfshirë në një debat me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gjatë prezantimit të prefektit të ri të Shkodrës.
Shkak për nisjen e debatit është bërë vrasja e dy vëllezërve Bilali rreth 2 ditë më parë dhe një seri vrasjesh të tjera që janë bërë në Shkodër.
Ademi tha se ngjarje të tilla, ku janë vrarë edhe njerëz të pafajshëm mund të parandaloheshin.
Ndërkohë Ardi Veliu i është përgjigjur duke i thënë se para një jave Ademi nuk i kishte dhënë këtë opinion.
Debati:
Voltana Ademi: Drejtuesit e policisë, përveç Alban Çelës, kanë pasur vullnetin e mirë të bashkëpunojnë, kjo as që diskutohet në Shkodër. Nuk është çështja e vullnetit të një personi. Shkodrën nuk e bëjnë as tre vetë që punojnë me vetëmohim, nuk e bën edhe një polici vetëm në Shkodër, do të duhet të ketë forca të specializura, ne duhej të parandalonim ngjarjen, në këto ngjarje kanë qenë edhe njerëz të pafajshëm që kanë ngrënë plumb.
Veliu: Unë nuk jam politikan. Unë jam drejtori i përgjithshëm i Policisë. Para një jave nuk më the këtë opinion. Në qoftë se situata ndryshon për një javë…
Gazetari: Kryetare keni qenë nën presion ose kërcënime?
Ademi: Është i gjithë pushteti nën presion. Unë deklaratat e mia i bëj publike gjithmonë.