MENU
klinika

Marrëveshja që do nënshkruajë

Xhaçka vizitë zyrtare në SHBA

18.04.2019 - 12:09

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka niset për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Xhaçka do të takohet me sekretarin amerikan te Mbrojtjes, Patrick M. Shanahan.

Kjo vizitë e saj në Pentagon, është e dyta brenda një viti ndërsa një vit më parë, ministrja e Mbrojtjes u prit nga sekretari i Mbrojtjes, James Mattis.

Xhaçka do të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje për modernizimin e Forcës Ajrore.

Marrëveshja me Departamentin e Mbrojtjes parashikon marrjen e disa helikopterëve Black Hawk, mirëmbajtjen tyre dhe trajnimin e personelit.