MENU
klinika

Deklarata

Zaev: Marrëveshja sjell përfitime gjigande ekonomike

01.04.2019 - 19:54

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se marrëveshja me Greqinë për ndryshimin e emrit, do të tërheqë përfitime gjigante ekonomike. 

Kreu i qeverisë maqedonase theksoi se shtensionimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të festohet kur kryeministri grek, Aleksis Tsipras të shkojë për vizitë zyrtare në shkup së bashku me dhjetëra sipërmarrës.

Zaev

“Sipërmarrje të mëdha me disa miliarda euro të ardhura vjetore do të vijnë bashk me atë”, tha Zaev para këtij takimi, duke cituar kompaninë greke të naftës “Motor Oil” apo konglomeratin industrial “Mytilineos”.

“Sipërmarrjet greke kanë premtuar të investojnë më shumë se 500 milionë euro në sektorin energjetik të Maqedonisë së Veriut, përveç investimeve të tjera në përpunimin e betonit dhe bujqësisë”, nënvizoi Zaev.