MENU
klinika

Gjurmë romake në lindje

Zbulohet statuja e perandorit

04.04.2019 - 16:45

Në qytetin antik Laodicea në Turqi, arkeologët kanë zbuluar statujën monumentale të perandorit romak Trajani, i njohur për zgjerimin më të madh të kufijve gjeografikë të Perandorisë Romake.

 

 

Statuja ekstravagante dhe imponuese e Trajanit, u zbulua nga hulumtuesit e Komitetit të Gërmimit të qytetit të lashtë Laodicea, sipas një projekti të udhëhequr nga arkeologu i Universitetit Pamukkale, Celal Şimşek, – sipas Hurriyet Daily News.

 

 

Statuja 1,906-vjeçare ka një gjatësi prej 3 metrash. Ajo u rindërtua me qindra copa të grumbulluara së bashku, që u gjetën nën një zonë pranë një burimi të lashtë.

 

 

Statuja e Trajanit duket me veshje ushtarake, përfshirë edhe armaturën e zbukuruar, si dhe fustanellë. Pas figurës së tij, duket një ushtar armik i gjunjëzuar.

 

 

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe