MENU
klinika

Kosovë

Zgjedhjet në veri, certifikohen kandidatët e Listës serbe

26.04.2019 - 11:50

Teksa në veriun e Kosovës po bëhen përgatitjet për votimin për kryetarët e katër komunave me shumicë serbe, KQZ ka votuar në favor të certifikimit të kandidatëve nga lista serbe.

Kujtojmë që zgjedhjet do të mbahem më 19 maj, ndërkohë votimi pasoi urdhrin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për certifikimin e këtij subjekti politik, i cili u ankua për mocertifikimin e kandidatëve të tij një ditë më parë.

Paneli Zgjedhor për Ankesa ndërkaq hodhi poshtë kërkesën e subjektit Lista serbe që çështja e mos certifikimit të dërgohet në prokurori, meqë sipas saj me këtë ishte kryer vepër penale.

Certifikimi i kandidatëve të Listës serbe u kundërshtua sërish nga anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët një ditë më parë abstenuan në votim duke pamundësuar certifikimin e tyre.

Mos certifikimi i kandidatëve të Listës serbe kishte nxitur reagimin e autoriteteve në Serbi.

Tri subjekte politike janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal të katër komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, që do të mbahen më 19 maj.

Të katër komunat janë pa kryetarë që nga 27 nëntori i vitit të kaluar kur ish kryetarët dhanë dorëheqje në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.