MENU
klinika

Masat e sigurisë

1 ditë para protestës, 1500 efektivë policie në gatishmëri

24.05.2019 - 21:49

Ditën e nesërme më 25 Maj 2019, opozita ka paralajmëruar protestën e radhës kombëtare.

Leja e kërkuar për tubimin, mësohet të jetë për rreth 5 orë, përkatësisht nga ora 19:00-23:59.

Në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve, si dhe mbarëvajtjen e protestës, bëhet me dije se do të jenë rreth 1500 efektivë policie, dhe veç këtyre të fundit do të ketë edhe prani të policëve civilë në terren të cilët do të jenë në mbikqyrje të elementëve të rrezikshëm penalë.

Masa të shtuara janë edhe në kuadër të masave të sigurisë, që duhet thënë se nga policia kemi informacione se disa nga kamerat e sigurisë të vendosura në vendet kryesore dhe që kanë qenë objekt sulmi, vemë re ditën e sotme se janë zëvendësuar të vendosura në pikat kyçe.

Sipas njoftimit të dhënë në polici do të jetë një protestë marshim në të gjitha rrugët e kryeqytetit, ndërsa nga policia e Tiranës mësohet se PD-së i është kthyer përgjigja që të paktën protestuesit të qëndrojnë në bulevardin kryesor.