MENU
klinika

Detajet

1 ton drogë nga Shqipëria, Policia Greke e asgjëson me djegie

04.05.2019 - 21:02

Këtë të shtunë rreth 1 ton drogë e transportuar nga Shqipëria më Greqi është asgjësuar me djegie nga policia e vendit fqinjë.

Ka qenë Departamenti i Policisë së Kosturit, i cili përmes një videojë të shpërndarë ka treguar procesin e djegies së rreth 945 kg kanabis dhe 8 kg heroinë.

Në një raport të publikuar nga policia greke thuhet se Shqipëria mbulon rreth 71 % të kanabisit të kapur në vendin fqinj, ndërkohë që i lartë është po ashtu dhe numri i shtetasve shqiptarë të arrestuar në Greqi.

Sipas organeve të rendit në Greqi, kufiri me Shqipërinë shihet nga trafikantët si një pikë tranziti për kalimin e drograve, të cilat kanë si destinacion final në shumtën e rasteve vendet e BE.