MENU
klinika

Holandezi thyen heshtjen

10 vite më vonë, Robben tregon arsyet e largimit nga Real Madrid

25.05.2019 - 10:10

Ai tashmë lënë shenjën e tij në historinë e Bayern Munchen ku fitoi 8 kampionate, 4 kupa gjermanie si dhe 1 Champions League, por para se të mbërrinte në Gjermani, Robben ishte një lojtar i Real Madrid.

Nëse nuk do të kishin ndodhur ndryshime të mëdha në klubin mbretëror në verën e vitit 2009, ndoshta holandezi do të kishte qëndruar më gjatë në klub.

Florentino Perez bëri një revolucion në klub me afrime të bujshme si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema apo edhe Leite Kaka.

Kështu holandezi u konsiderua si një i padobishëm dhe ‘mbretërorët’ i treguan derën, por Bayern e priti krahapur dhe sulmuesi kaloi vitet më të bukura të karrierës në Mynih.


Futbollisti ka treguar në detaje arsyen e vërtetë të largimit që nuk ka të bëjë me transferimin e Cristiano Ronaldos.

“Gjërat u vështirësuan kur Reali ndryshoi presidencën e klubit. Në fakt, unë ndihesha shumë rehat atje dhe kam luajtur shumë mirë, por politika hyri më pas në lojë. Kur juve nuk u jepen mundësi të njëjta, ju duhet të vendosni nëse doni të vazhdoni luftën ose të vazhdoni karrierën diku tjetër.

Kjo nuk ishte vetëm për shkak të Ronaldos. Perez e kishte blerë atë së bashku me Kaka, Benzema dhe Xabi Alonso. Reali ka shpenzuar një shumë të holla në ato transferime dhe na u tha se këto para duhet të kthehen përmes disa shitjeve. Për mua, ky ishte turpërim sepse kam pasur një marrëdhënie të mirë edhe trajnerin Manuel Pellegrinin. Përveç kësaj, kam pasur përgatitjen më të mirë fizike në karrierë”, rrëfeu Robben për Goal.com

Në dy vitet e tij si madrilen, Robben zhvilloi 50 paraqitje duke shënuar 11 gola në të gjitha garat si dhe fitoi një titull në La Liga.