MENU
klinika

Shkatërron Arsenalin

Chelsea kampion i Europa League!

29.05.2019 - 23:11

Chelsea shkatërroi 4-1 Arsenalin në finalen e Europa League.

Blutë e Londrës e shfrytëzuan më së miri shpërqëndrimin total të “Topçinjve” në pjesën e dytë, duke detyruar Peter Cech të nxjerrë topin 4 herë nga porta.

Finalja e zhvilluar në Baku të Azerbaixhanit nisi e qetë, pasi të dyja skuadrat nuk dëshironin të rrezikonin, duke testuar njëra-tjetrën.

Chelsea vs Arsenal

Granit Xhaka shkaktoi drithërima me një predhë nga 25 metra që goditi traversën, ndërsa kundërpërgjigjja erdhi nga Giroud dhe Emerson që vunë në provë portierin e Arsenalit Peter Cech.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa në minutën 49’ Giroud, që u zhyt me kokë pas krosimit të Emerson, duke zhbllokuar rezultatin.

Arsenal u shpërqëndrua duke pësuar dy gola të tjerë, fillimisht me Pedro dhe më pas me Hazard, që shndërroi në gol një penallti.

“Topçinjtë” kërkuan golin e shpresës dhe e gjetën me Alex Iwobi në minutën e 69’, por vetëm 3 minuta më vonë Hazard fundosi Arsenalin me golin e 2-të personal pas asistit të Giroud.

Asgjë nuk ndryshoi deri në fund dhe Chelsea triumfoi me plot meritë në finale e Europa League në një sezon tepër të trazuar.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës