Gjatë konferencës për mediat, Federica Mogherini iu përgjigj edhe pyetjes së a do të ndikoë kriza politike në Shqipëri për një shtyrje në shtator të vendimit të Këshillit të Evropës për çeljen e negociatave.
Mogherini theksoi se KE sipas saj është i qartë në rekomandimin e tij që i përcjell Këshillit të KE që Shqipëria është gati për hapjen e negociatave.
“Vendimi i KE është i qartë, Shqipëria është gati për të nisur negociatat. Nëse i referohemi krizës politike, cili vend nuk ka kaluar krizë?
Vlerësimi ynë nuk është politikë, por teknik. Shqipëria të bëjë pjesën e saj te vetingu dhe reformimi i gjyqësorit, dhe rekomandimi është i qartë për këshillin e BE që të hapë negociatat”– tha ajo.