MENU
klinika

Deklarata

A do zbardhet 21 janari? Ndreu: Do dalin krime të tmerrshme!

18.05.2019 - 19:20

“Do dalin krime të tmerrshme”, kështu është shprehur sot i ftuar në “Kjo Javë”, ish-deputeti socialiste, njëherazi kandidat i PS për Bashkin Lezhë Pjerin Ndreu.

Ndreu tha se 21 janari do të zbardhet dhe se opozitës do i dalin krime të tmerrshme.

Janë vrarë 4 vetë dhe janë plagosur dhjetëra e bëhet gjithë ky debat për një shkop gome. Këtu kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. Këtyre njerëzve u duhet thënë se ju dhe stani juaj janë të kriminalizuar dhe me histori që do të zbardhen.

Ai 21 janari do të zbardhet dhe do të dëgjosh gjëra që do të habitesh. 21 janari është pasaporta morale e opozitës.

Një opozitë që ka 21 janarin vjen këtu e përmend një shkop gome, ka në kurriz Gërdecin. Nuk është zbardhur sepse po presim SPAK, e cila ka tjetër nivel profesional dhe ka pavarësi nga politika”, tha Ndreu.