Policia ka arrestuar një 25-vjeçar në Tiranë, me akuzën se ka abuzuar me një vajzë 13-vjeçare.
Sipas informacioneve, e mitura është nxënëse e klasës së 7-të në Kodër Kamëz. Nga hetimet e para, mesohet se Islam Xhaferi e ka marrë me makinë vajzën dhe e ka çuar në një hotel.
Kanë qenë prindërit e vajzës ata që kanë bërë denoncimit për ngjarjen, nderkohe qe vete vajza ka treguar gjithe se cfare kishte ndodhur.
Pas arrestimit, ka ardhur dhe reagimi i 25-vjeçarit.
Ai ka mohuar në formë kategorike që të këtë kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen, por ka shtuar se i pëlqente si fizik dhe ndaj e kishte ftuar në makinë.
I arrestuari shprehet gjithashtu se vajza e mitur ka shkuar me dëshirën e saj, ndërsa kur ai ka mësuar moshën i ka kërkuar të largohet
“Me vajzën nuk kam abuzuar seksualisht. Me pëlqente si fizik dhe e ftova në makine. Erdhi me dëshirën e saj. Kur shkuam në hotel e pyeta për moshën dhe kur e mësova se ishte e mitur i thashë të largohej.”,mësohet të ketë thënë ai