MENU
klinika

Çfarë po diskutohet?

Ambasadori britanik “zbarkon” në zyrën e Bashës

14.05.2019 - 11:50

Një ditë pas protestës së opozitës, në zyrën e Bashës ka “zbarkuar” ambasadori britanik Dunkan Norman.

Në selinë e PD-së po zhvillohet takimi mes tij dhe kryedemokratit Basha.

Ende nuk ka detaje lidhur me qëllimin e takimit që po zhvillohet pa mediat në selinë blu.

Mendohet se fokus i takimit është situata aktuale politike në vend.

Faktori ndërkombëtar bëri thirrje për tubim paqësor e dënim të dhunës.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të hyjnë në dialog, e cila është mënyra e vetme në të cilën bllokimi i tanishëm mund të zgjidhet. Dhuna dhe retorika nuk janë përgjigja”– thuhej ndër të tjera në apelin e ambasadës britanike një ditë më parë.