MENU
klinika

Vendimi

Ankimoi vendimin e KPK/ KPA shkarkon përfundimisht Rovena Gashin

29.05.2019 - 14:44

Rovena Gashi është shkarkuar nga detyra me vendim të Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Edhe më herët ajo u shkarkua me vendim të KPK, por këtë vendim Gashi e ankimoi në KPA.

Gjatë seancës së sotme edhe KPA vendosi shkarkimin përfundimtar për ish-prokuroren Gashi.

Kujtojmë se KPK në 25 korrik të vitit të kaluar e shkarkoi Rovena Gashin me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime të ligjshme si dhe ka bërë deklarim të pasaktë.

KPK ngriti dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit.

Me vendimin e sotëm Rovena Gashi mbetet përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.