06.05.2019 - 21:15
Ish-kreu i Urbanistikës të Komunës së Kasharit, Jurgen Memisha ka rënë në prangat e policisë, për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Sipas informacioneve, arrestimi i tij erdhi menjëherë pas kallëzimit penal të njërit prej investitorëve.
Mësohet se Memisha shpërdoroi detyrën në ndërtimin e dy pallateve.