MENU
klinika

Simeone bind lojtarin

Atletico gjen pasuesin e Griezmann/ Ylli i PSG një hap larg!

28.05.2019 - 22:43

Edison Cavani pritet të lërë Parisin këtë verë, ndërsa nga mediat iberike raportojnë se sulmuesi uruguaian i ka dhënë fjalën Diego Simeones se do të pranojë transferimin te Atletico e Madridit.

Tekniku argjentinas ka hasur jo pak vështirësi në dy sezonet e fundit në fazën sulmuese, aq sa edhe Diego Costa e Alvaro Morata nuk kanë arritur të shënojnë mjaftueshëm, ndaj ka kërkuar të sjellë pikërisht Cavanin në kryeqytetin spanjoll.

konica sportkonica sport mobile

Megjithatë para se Atletico të bëjë një ofertë zyrtare drejt PSG-së, duhet që klubi të shesë spanjollin Diego Costa, i cili ka prishur marrëdhëniet me Simeonen dhe nuk shikohet më si titullar te Los Colchoneros.

Aktualisht për sulmuesin e kombëtares spanjolle ka oferta nga Kina, por vetëm pasi të ketë diçka konkrete, Simeone pritet të bëjë edhe një hap drejt blerjes së Cavanit, pasi për momentin reparti ofensiv është i ngarkuar.