MENU
klinika

Kancelari humbi votëbesimin

Austri/ Presidenti austriak shpërbën qeverinë

28.05.2019 - 19:03

Presidenti i Austrisë e shpërbëri zyrtarisht të martën qeverinë e vendit, një ditë pasi kancelari Sebastian Kurz humbi një votëbesim në Parlament.

Pas kësaj, Presidenti Alexander Van der Bellen emëroi përkohësisht të njëjtët ministra të Kabinetit, përsëri në rolet e tyre të mëparshme, për t’u siguruar që qeveria të funksionojë siç duhet, deri në emërimin e një qeverie kalimtare.

Kjo pritet të ndodhë brenda javës së ardhshme dhe qeveria e përkohshme do ta qeverisë Austrinë deri në zgjedhjet e reja në shtator.

Zëvendëskancelari i zotit Kurz, Ministri i Financave Hartwig Loeger, merr përsipër detyrat e kancelarit, derisa të emërohet qeveria e përkohëshme.

Pavarësisht humbjes së votëbesimit, që u mbështet nga ish-partneri i koalicionit dhe nga opozita Social Demokrate, zoti Kurz dhe Partia e tij Popullore gëzojnë një përkrahje në rritje në anketa dhe mendohet se mund të paraqiten edhe më mirë në zgjedhjet e vjeshtës.