MENU
klinika

Project Syndicate

Austria dhe një ‘thirrje zgjimi’ për Evropën

21.05.2019 - 15:47

Rënia e qeverisë austriake ka zbuluar se sa është shtuar manipulimi rus i politikës evropiane. Pyetja që çdo demokrati europian i së majtës, i djathtë dhe i qendrës tani duhet të pyesë është nëse fushata dhe shkalla e vërtetë e korrupsionit politik, moral dhe material të partive të ekstremit të djathtë të Evropës është ekspozuar në kohë.

Në të gjithë Evropën, zgjedhjet e Parlamentit Europian që po afrohen janë konsideruar prej kohësh si përballja më e madhe ndërmjet populizmit dhe partive demokratike në Evropë.

Pyetja që çdo evropian demokrat i së majtës, së djathtës dhe i qendrës tani duhet të pyesë veten është nëse fushata dhe shkalla e vërtetë e korrupsionit politik, moral dhe material të partive të ekstremit të djathtë të Evropës, siç është zbuluar në Austri, është ekspozuar në kohë .

Zgjedhjet e Parlamentit Europian të këtij muaji janë konsideruar gjerësisht si një pikë kthese që do të vendosë fatin e Bashkimit Evropian.

Austria është qeverisur që nga viti 2017 nga një qeveri koalicioni që përbëhet nga Partia Popullore Austriake  dhe Partisë së Lirisë (FPÖ), e themeluar nga ish-oficerët e SS në vitet 1950. Publikimi i një videoje nga Der Spiegel dhe Süddeutsche Zeitung, ka prishur koalicionin dhe zgjedhjet e reja do të mbahen këtë shtator.

Videoja tregonte Heinz-Christian Strache, kreu i FPÖ, ku premtonte kontrata qeveritare për një grua që pretendonte të ishte mbesa e një oligarku rus.

Aktivitetet pro-ruse të FPÖ dhe lidhjet midis Strache dhe lëvizjes ekstremiste identitare, ishin të njohura në kohën kur Kurz prishi marrëveshjen e tij me FPÖ. E megjithatë, Kurz thjesht i mbylli sytë dhe i dorëzoi kontrollin FPÖ mbi disa nga ministritë më të ndjeshme të vendit.

Politika e Austrisë tani është në trazirë dhe partnerët e saj në Evropë nuk mund të besojnë më qeverinë e saj. Një situatë e ngjashme po ndodh edhe në Itali, për shkak të pjesëmarrjes së partisë së djathtë ekstreme të partisë së Matteo Salvinit në qeveri.

Që nga bashkimi me qeverinë e koalicionit me Lëvizjen Pesë Yje, Salvini është bërë kampioni më i madh i Putinit në Evropë, duke udhëhequr sulmin ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës dhe mbrojtjen e okupimit të paligjshëm dhe aneksimit e Krimesë.

Ashtu si në Austri, shërbimet sekrete perëndimore kanë vëzhguar me kujdes homologët e tyre në Romë.

Dhe hetuesit britanikë po shqyrtojnë rolin që paratë ruse mund të kenë luajtur në nxitjen e fushatës pro-Brexit, që sugjeron se ndikimi rus në Britani të Madhe mund të rritet ndjeshëm pas Brexit.

Putini dëshiron të ndajë evropianët, dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Brexit ka arritur të ndajë britanikët si asgjë.

Kriza në Austri është një thirrje zgjimi për udhëheqësit dhe qytetarët e Evropës. Korrupsioni i populistëve dhe nënshtrimi ndaj Rusisë tani është tepër i qartë për të gjithë.

Charles Tannock është anëtar i komitetit të punëve të jashtme të Parlamentit Evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”

Reagimi i menjëhershëm i Makron...

‘Shkaktarja për shembjen e urës është Evropa’

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…