MENU
klinika

Zbulimi i ri i naftës

Balluku: Potencial për zhvillimin e ekonomisë

27.05.2019 - 21:12

Pas disa vitesh aktivitetit kërkues dhe vlerësues në Shqipëri, kompania Shell ka konfirmuar potencialin e zbulimit të naftës në Bllokun 2 dhe 3, në zonën e Shpiragut. ndërkohë që nxjerra e fuçive të para pritet të nisë brenda 18-muajsh”.

Në një dalje për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se ky zbulim ka një rëndësi të veçantë pasi mund të jetë zbulimi i parë i  naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Rëndësi ka që është zbuluar naftë e lehtë që Shqipëria është prodhuese, për ekspertët që kam dhe më konfirmojnë, e naftës së rëndë e cila nuk është shumë e preferuar dhe e kërkuar në tregje dhe zbulimi i kësaj nafte të lehtë ne na bën që të fillojmë dhe të kemi një rëndësi të madhe në tregun e hidrokarbureve botëror për sa i përket tregtimit të tij dhe sigurisht, siç dhe unë thash në fjalën time furnizimi i rafinerive vendase por edhe i të huajave me naftë të lehtë është shumë më i kërkuar dhe më i duhuri.

Sipas Ballukut, ky zbulim do të ketë implikime të rëndësishme ekonomike si për kompaninë ashtu edhe shtetin shqiptar. Sikurse përcaktohet në marrëveshjen e hidrokarbureve me SHELL, shteti shqiptar përfiton rentë minerare, pjesën e tij të prodhimit, si dhe tatim mbi fitimin që nga fuçia e parë e prodhuar. Çfarë është edhe më e rëndësishme, prodhimi nga ky pus do të stimulojë punësimin, do të rrisë furnizimin me naftë të rafinerive vendase, do të inkurajojë krijimin e ekonomive të shkallës në sektorin e doënstream dhe do të krijojë standarde më të larta të prodhimit në atë të sektorit  upstream.

Prodhimi aktual i naftës së papërpunuar për Shqipëri, në shkallë vendi është përafërsisht 18 mijë fuçi në ditë, ndërkohë që nga ky pus  potenciali parashikon të prodhojë disa mijëra fuçi në ditë, çka vërteton rëndësinë e madhe të këtij zbulimi të ri.