05.05.2019 - 19:44
Para pak minutash është mbyllur procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, ku pjesëmarrja e qytetarëve ka arritur në 44.4%.
Të dhënat janë regjistruar në orën 18.30, theksoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.
Derkovski tha se zgjedhjet kaluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me disa parregullësi të vogla.