MENU
klinika

Fjala e plotë

Basha: Zarife Hasanaj, Dëshmorja e dytë shqiptare në mision

06.05.2019 - 14:17

Edhe kreu i PD-se, Lulzim Basha, teksa reagon me nje mesazh ngushellimi pas humbjes tragjike te efektives shqiptare te FA, gjate misionit ne Letoni.

Në këto momente të rënda mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes” nënvizon Basha.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Basha shkruan se “Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës”, si dhe uron shërim te shpejtë per dy efektivët e tjerë të plagosur.

 

Postimi i plotë:

“Me tronditje dhe dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik për humbjen e jetës së efektives së Forcave tona të Armatosura Zarife Hasanaj gjatë angazhimit të saj në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni.

Në këto momente të rënda mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes.

Lutem po kështu për dy efektivët e tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj që mbetën të plagosur të jenë larg rrezikut për jetën dhe të kenë trajtim dhe shërim të shpejtë.

Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Duke ju uruar shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur, lutem që shpirti i efektives Hasanaj të prehet në paqe!”