MENU
klinika

Në krah me djalin e Sokol Olldashit

Basha takim me 300 studentë europianë: Jemi 2 javë larg zgjedhjeve…

10.05.2019 - 11:14

Kryedemokrati Basha ka marrë sot pjesë në një takim me 300 studentë europianë të EDS (European Democratic Studentes).

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe djali i ish-ministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Sokol Ollashi.

Gjatë këtij takimi, Glauk Olldashin, Basha e përshëndeti veçanërisht duke i vlerësuar dhe kontributin.

Nuk ka munguar një mesazh i Bashës edhe për Sokol Olldashin, për të cilin tha se ishte mik dhe bashkëpunëtor i shquar i tij.

“Në këtë sallë ndodhen studentë të cilët janë ngritur në një betejë të pashembullt prej më shumë se një dekade në Europë.

Studentë të universiteteve shqiptare të mbështetur nga miq, shok të tyre shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, njëri prej tyre Glauk Olldashi që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes dhe t’i uroj mirëseardhjen sot në këtë bashkëbisedim dhe natyrisht merita e tij është sepse që ditën e parë ka qenë në krah të studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europiane por natyrisht nderon edhe trashëgiminë e babait të tij, ish-kryetarit të FRPD, një miku dhe bashkëpunëtori të shquar timin, një nga liderët e PD-së të ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, zotit Sokol Olldashi.

Studentët janë të bashkuar dhe FRPD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahë të studentëve.

Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës.

Miq tanë se ndodhen sot në një vend të parin në historinë e botës prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, e kanë asgjësuar prej dy vitesh.

Prej dy vitesh kemi një gjykatë të lartë jofunksionale, me 40 mijë dosje të pagjykuara. Kemi një prokuroi të kapur politikisht”, deklaroi Basha.

Gjatë fjalës së tij Basha foli për sfidat e studentëve në rrugën europiane të Shqipërisë.

‘Na ndajnë vetëm dy javë nga zgjedhjet për parlamentin e ri europian. Ju jeni të angazhuar për fushantë, ju jap mbështetjen time dhe iu them fat të mbarë dhe sukses në këtë fushatë pëe Euorpën dhe vlerat e saj. Beteja është shume e ndryshme pasi përballë kemi parti politike me ideologji dhe pikëpamje të ndryshme nga partia popullore europine

Jam shumë i lutmur që gjendni sot në krah të të rinjve demokratë’, shprehet Basha.

300 studentët europianë kanë ardhur në Tiranë për të mbështetur kauzën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ata do të marrin pjesë të shtunën në protestën kombëtare përpara kryeministrisë në orën 18.30.