MENU
klinika

Tubimi i opozitës

Bashkëshortja e Bashës i bashkohet protestës: Situatë e tmerrshme!

12.05.2019 - 12:13

Ndërsa pritet që kreu i PD, Lulzim Basha, t’i bashkohet protestës që po mbahet para Drejtorisë së Policisë në Tiranë ku kërkohet lirimi i të arrestuarve, bashkëshortja e tij Aurela, është para mes qytetarëve.

Në një prononcim për mediat, Aurela nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment si bashkëshortja e liderit të PD, por ka thënë se ka dalë si qytetare dhe se situatën e sheh të tmerrshme.

Ajo tha se sa herë që ta thërrasin për protestë, do t’u bashkohet.

“Unë kam dalë si qytetare sot, situatën e shoh të tmerrshme. Sa herë të më thërrasin për protestë, unë do të dal”, u shpreh Aurela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN