12.05.2019 - 12:03
Ish-kryeministri Sali Berisha, një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar, shprehet se demonstrata ishte një cunam i jashtëzakonshëm i fuqisë së popullit.
Berisha shprehet se mediat më të rëndësishme globale i dhanë zë kësaj proteste opozitare.
Statusi i Berishës:
“Jehone e jashtëzakonshme e Cunamit që plagosi për vdekje kryehorrin e vendit dhe narko-horrat e tij.
BBC Bota jep pamje të heroizmit të pashoq të kryengritësve në sulmin kundër zyrave të Edvinit!
Nderim kryengritësve, guximi dhe heroizmi i të cilëve mahniti botën! Rama Ik! Fitore! sb”, shkruan Berisha.