MENU
klinika

Efektet në ekonomi

Bie me 2.5 herë prodhimi i energjisë elektrike

24.05.2019 - 20:13

Prodhimi i energjisë elektrike ka shënuar rënie të ndjeshme në tremujorin e parë të 2019-s, duke paralajmëruar për një ecuri të dobët të ekonomisë në tremujorin e parë të vitit.

Sipas INSTAT, Gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, energjia elektrike në dispozicion u ul me 1,2 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë ka rënë me rreth 2,5 herë, duke arritur vlerën 1.281 GWh nga 3.213 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2018.

Ky prodhim i energjisë elektrike u realizua nga hidrocentralet publike në masën 53,6 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 46,1 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,3 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Ulja e prodhimit të energjisë elektrike, në tremujorin e parë të vitit 2019, ka ndikuar në rritjen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 7,9 herë dhe uljen e eksporteve bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) me rreth 14,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hidrocentralet publike, në tremujorin e parë të vitit 2019, prodhuan 687 GWh nga 2.087 GWh të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2018, duke shënuan kështu një rënie të prodhimit me rreth 3 herë.

Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 590 GWh nga 1.126 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuan një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me rreth 1,9 herë.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) në tremujorin e parë të vitit 2019, rezultoi me rritje duke arritur vlerën 901 GWh nga 115 GWh në tremujorin e parë të vitit 2018.

Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) në tremujorin e parë të vitit 2019, rezultoi me rënie duke arritur vlerën 84 GWh nga 1.205 GWh në tremujorin e parë të vitit 2018.