Gjatë ceremonisë për nisjen e misionit të FRONTEX në kufijtë shqiptarë, kryeministri Rama deklaroi se sot është i lumtur për dy arsye.
Dy arsyet e dhëna prej tij ishin; së pari sepse Shqipëria po bëhet pjesë e këtij projekti të rëndësishëm dhe së dyti sepse sot ndodhet përballë mikut të tij të vjetër, Avramopulos.
“Jam i lumtur, së pari për arsyen se përse jemi sot këtu, një arsye e qenësishme për tu ndjerë krenarë që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm për Europën dhe arsye tjetër është personale.
Dhe së dyti, për faktin se jam sot me një mik shumë të vjetër, koha bën të vetën, që në disa role ka treguar me vepra një miqësi shumë të sinqertë, jo vetëm ndaj meje por Shqipërisë, komisioneri Dimitris Avramopulos, pa të cilin pa diskutim edhe ky projekt që sot nis të jetësohet, zor se do të ishte imagjinuar e jo realizuar.
Kështu që me vetëdijen e të qenënit në një konflikt interesi për shkak të marrëdhënies personale që kemi, doja ta falënderoja me gjithë zemër për praninë dhe dedikimin ndaj një fushe ku, kur e mori detyrën, mua mu duk sikur i kishin lënë pjesën më të minuar të zonën së interesave dhe sfidave të KE, por sot mund të thuhet me plot gojën se është bërë një progres i madh”, u shpreh Rama.
Më tej ai shtoi:
Prania në Tiranë të të gjithë juve në fillim të marrëveshjes së patrullimit të kufijve, është shumë domethënëse për vëmendjen dhe mbështetjen e BE ndaj Shqipërisë, në kuadër të përmbushjes së rolit tonë si një vend kandidat në BE, me amabicie për të qenë nesër anëtarë, por dhe se falë jush dhe përmes jush ne do të jemi në gjendje ti tregojmë miqve dhe partnerëve të BE, edhe më mirë dhe me fakte shprehjen e vullnetit tonë të palëkundur për të qenë në këtë copëz të Europës një partner dhe vend tërësisht i besueshëm.
Nisja e zbatimit të këtij projekti një marrëveshje që e bën Shqipërinë të jetë vendi i parë në Ballkan që do të monitorë të gjithë perimetrin e jashtë, përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të kemi sukses në këtë projekt.
Më këtë marrëveshje, në kthehemi në një kontributor të drejtpërdrejtë, por dhe në luftën kundër krimit të organizuar, e vendos në një pozicion më të veçantë, në aspektin e dhënies së kontributit por dhe përfitimet nga pjesëmarrja në këtë projekt.
Përfitimet janë disa, marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit të shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut, dhe përballimit të fluksit migratore nga vendet e tjera.
Shqipëria është përballur me një rritje të fluksesve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me atë 2017, dhe 26.5 % më shumë këtë vit, janar-prill, krahasuar me një vit më parë.
Nuk jemi një vend ku ata që vijnë, shihen si rrezik apo si problem, për arsye të traditës sonë, dhe nuk jemi një vend ku janë dëgjuar ndonjëherë klithma për shkak të prurjeve nga vendet e tjera. Jemi një vend që jo shumë larg në kohë, ka strehuar gjysmë milioni refugjatë lufte në këtë vend të vogël, pa i kërkuar askujt asgjë, dhe siç e shikoni jemi këtu, jemi gjallë, shumë më mirë seç ishim në atë kohë, dhe kemi të shënuar në librin e historisë sonë një faqe që jemi të gjithë krenar.
Ne jemi shumë të vetëdijshëm për faktin se jetojmë në një kohë kur duhet të japim kontributin modestisht kundër migrimit të paligjshëm në territorin e BE, ndihmë e madhe, por edhe sfidë ku vendi do të përfitojë edhe në aspektin e reputacionit në sytë e partnerëve tanë shumë të nderuar evropianë.
Nga ana tjetër na vjen mirë që emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve në BE vazhdon të bjerë në mënyrë të ndjeshme, ne raportin e 2018 të BE shkruhet se e kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme 27% shqiptarë më pak se një vit më parë dhe kërkesat për azil janë ulur me 32 % krahasuar me 2017 dhe falë bashkëpunimit dhe mirëkuptimit për këtë temë të vendeve partnere që u përballën me këtë fenomen, migrimi i paligjshëm i shqiptarëve është ulur në shifra të papërfillshme.
Ne nuk jemi naivë në këtë dashuri të verbër të BE që sot kërcënohet nga verbëria ndaj historisë së BE, jemi thjesht e vetëm pjesë e një territori që luftën nuk e ka parë në televizor, apo përmes filmave të krijuara më pas për të, por e kemi pasur këtu, 500 mijë shqiptarë nga Kosova këtu i ka sjellë lufta, ashtu si në gjithë këtë rajon viktima të panumërta ka bërë lufta në kohën kur në BE lufta konsiderohej thjesht një çështje e zgjidhur e së shkuarës falë BE.