24.05.2019 - 13:28
E gjithë Prishtina është në alarm, pas disa dyshimeve për bombë pranë Prokurorisë Speciale.
E gjithë Policia e Kosovës është ngritur në këmbë për shkak të një dyshimi për bombë te Këshilli Gjyqësor dhe tek Prokuroria Speciale.
Mediat në Kosovë raportojnë se rruga “Luan Haradinaj” ku edhe ndodhen këto institucion është bllokuar me shirita të policisë.
Ndërkaq, deri më tani nuk ka detaje, ndërsa zyrtarë të policisë janë shprehur se janë duke trajtuar informcionin që kanë marrë që prej orës 10:30.