Tirana arriti të sigurojë qëndrimin në Kategorinë Superiore duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin e pastër 3-0.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura teksa dy skuadrat testuan njëra-tjetrën.
Megjithatë, Tirana e nisi pjesën e dytë me një tjetër frymë, ku Albi Doka shënoi dy herë respektivisht në minutat 65’ dhe 67’.
Dy golat e shpejtë i dhanë qetësinë e duhur skuadrës së Memës që thelloi avantazhin në minutën e 80’ me talentin Edon Hasani.
Kukësi triumfoi 3-1 ndaj Kastriotit, duke i dërguar këta të fundit në kategorinë e parë.
Ndeshja nisi mirë për Kastriotin teksa mbyllën pjesën e parë në avantazh, ndërsa në të dytën Kukësi përmbysi gjithça në të dytën me golat e Reaginaldo dhe Shkurtaj.
Teuta siguroi pjesëmarrjen në Europa League, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Laçit.
Gjithçka u zgjidh në minutat shtesë ku Kallaku dhe Camara vulosën fitoren. Nga ana tjetër, Skënderbeu u pozicionua në vendin e katërt pas fitores 3-0 në tavolinë ndaj Kamzës dhe parakaloi në renditje Flamurtarin.
Në Gjirokastër, Luftëtari e Partizani u ndanë në paqe 1-1 me Demat që e mbyllën kampionatin në kuotën e 70 pikëve