MENU
klinika

Emri

Çështja Shullazi/ KLGJ zgjedh gjyqtaren e tretë

20.05.2019 - 16:10

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar gjyqtarin e tretë për procesin gjyqësor të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

KLGJ-ja ka caktuar gjyqtaren Valdete Hoxha, e cila është anëtare e Apelit të Tiranës.

Gjyqtari Nure Dreni u dorëhoq për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër në lidhje me Shullazin, ndërkohë më herët është dorëhequr edhe Sokol Binaj.

Ndërkohë, Blerim Shullazi ka kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës gjyqtaren Saida Dollani për shpërdorim detyre.