MENU
klinika

"Ferri në tokë"

Cila qe gruaja që shpëtoi nga vdekja 2,500 fëmijë hebrenj?

14.05.2019 - 12:23

Historia njerëzore ka njohur shumë padrejtësi, periudha të dhunshme dhe të errëta. Holokausti, një ndër periudhat më mizore, numëroi mijëra viktima të mënyrave nga më çnjerëzoret. Por, përballë çmendurisë naziste, ai realitet i hidhur pati njerëz që bënë vepra madhështore për të shpëtuar të pafajshmit fatkeqë, shumica e të cilëve, herenj.

Irena Sendler, e njohur ndryshe si “engjëlli i Varshavës”, është e njohur për veprën humane mes kësaj tragjedie njerëzore. Ajo u bë engjëlli mbrojtës i më shumë se 2,500 fëmijëve hebrenj, të cilët në kushte të tjera do të ishin shtuar numrit të viktimave të panumërta e të pafajshme të holokaustit.

 

Irena ka lindur më 15 shkurt 1910, në Varshavë, Poloni. I ati, një mjek i njohur i quajtur Stanislaw Krzyżanowski, vdiq nga tifoja kur ajo ishte vetëm 7 vjeçe. Ai ishte infektuar nga sëmundja e tifos, për shkak të pacientëve që kolegët e tij kishin refezuar që t’i mjekonin, për shkak se sëmundja ishte ngjitëse. Kjo ngjarje e bëri edhe më të ndjeshme vajzën e tij dhe në të tilla kushte, ajo bëri gjithçka që ishte e mundur, për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

 

 

Kur hebrenjtë në Varshavë u detyruan të hynin në geto, Irena u bashkua me ŻEGOTA-n (Këshilli polak për të ndihmuar hebrenjtë). Menjëherë ajo, bashkë me disa bashkëpunëtorë u organizuan për të “trafikuar” fëmijët nga getoja, duke i shpërndarë ata në familje që i mbanin ose jetimore, sa më larg getos, nazistëve dhe vdekjes së sigurt.

 

 

Irena përdori çdo mënyrë që t’i largonte fëmijët prej aty. Ajo i fshehu në ambulanca të zëna nga pacientët e sëmurë rëndë, në karroca, në qese plehrash, madje edhe në arkivole (nganjëherë, ajo edhe u injektonte fëmijëve drogë, që ata të dukeshin sikur kishi vdekur ose sikur ishin në gjumë, që të mos tmerroheshin nga frika, apo dëshpërimi).

 

 

Në total, më shumë se 2.500 fëmijë u shpëtuan falë Irenës dhe për këtë arsye, ajo mori çmime dhe njohje të shumta, në vitin 2007 ajo u propozua për çmimin “Nobel për Paqen”.

“Engjëlli i Varshavës”, emri i dytë i saj falë humanizmit të pashoq, vdiq një vit më vonë (2008), në moshën 98-vjeçare.