MENU
klinika

Gjenialet a çmenduri?

Da Vinçi i të fshehtave të mëdha: zbulimi rishtas

27.05.2019 - 13:09

   Gjenialiteti i tij vazhdon të ngjallë pa fund, kureshtje të përzier më admirim dhe habi. Gjithmonë në lupën e studiuesve, mendjet e mprehta që kanë ndryshuar botën, janë një segment i rëndësishëm i kulturës së shoqërisë njerëzore, ngahera edhe objekt studimi. Janë të shumta, përfundimet e kërkuesve, për mënyrën sesi ata kanë arritur të jenë kaq largpamës e pararendës në kohë.

Leonardo da Vinçi, një prej gjenive që vulosi pikturën, artin e shkencën e shekullit XV, kishte çrregullim vëmendjeje të defiçitit të hiperaktivitetit (ADHD), arsye kjo, që shpjegon pse ai, shpesh nuk i përfundonte veprat e tij.

 

 

 

 

Kjo hipotezë vjen nga profesori Marco Catani, pranë “King’s College” në Londër, i cili përmes hulumtimit të tij, shpjegon arsyen e kësaj diagnoze. Le të shohim, pse Leonardo da Vinçi mund të ketë pasur çrregullime të vëmendjes së defiçitit të hiperaktivitetit.

 

Ç’është ADHD-ja?

ADHD ose çrregullimi i hiperaktivitetit të defiçitit të vëmendjes, është një çrregullim i sjelljes, i karakterizuar nga zvarritje e vazhdueshme, paaftësia për të kryer detyra, si dhe ankthin e trupit dhe mendjes. Nëse simptoma ADHA hasej më shumë në fëmijëri, sot gjithnjë e më shumë po diagnostikohet midis të rriturve, duke përfshirë studentët apo profesionistët në karrierë dhe të suksesshëm.

 

 

 

 

 

Leonardo dhe veprat e tij të papërfunduara

Duke analizuar historinë e Leonardo da Vinçit, shpjegon Catani, numri i punimeve të papërfunduara është mahnitës, dokumentet historike tregojnë se Leonardo i kushtoi shumë kohë, madje tepër, projekteve planifikuese, për të cilat, më pas i mungonte këmbëngulja për t’i përfudnuar. Simptoma ADHD mund të shpjegojë këto aspekte të temperamentit të Leonardos dhe gjenialitetit të tij të çuditshëm.
Gjithmonë duke vëzhguar se çfarë është dokumentacioni historik lidhur me një nga gjenitë më të mëdhenj të kohërave, del vështrimi i Leonardos në respektimin e detyrave që nga fëmijëria. Ai ishte vazhdimisht në lëvizje, shpesh duke u hedhur nga një aktivitet në tjetrin, ashtu si shumica e atyre që vuajnë nga ADHD. Flinte shumë pak dhe punonte vazhdimisht natën e ditën, duke u shkëputur për dremitje të shpejta e të shkurtra.

 

 

 

 

Truri special i Leonardo da Vinçit

Figura e Leonardo da Vinçit, gjenialiteti i tij dhe krijimtaria, sugjerojnë se truri i tij funksiononte në një mënyrë të ndryshme nga funksioni te njerëzit e zakonshëm. Ai përdorte dorën e majtë, ndoshta ishte disleksik. Catani pohon se, ndoshta anët më karakteristike dhe shqetësuese të mendjes së Leonardos, ishte kurioziteti i tij i pakufishëm, që nga njëra anë e bëri atë krijues dhe nga ana tjetër, e mbante të shpërqëndruar.

 

Mposhtja e ADHD-së

Ne jemi mësuar të mendojmë se njerëzit me ADHD, janë njerëz më pak inteligjentë, por është një gabim shumë serioz. Në fakt, shpjegon professor Catani, i specializuar në trajtimin e problemeve si autizmi dhe ADHD-ja, shkenca na tregon se kjo simptomë mund të ketë efekte pozitive, për shembull “endja mendore” mund të ushqejë aftësinë krijuese dhe origjinalitetin./Konica.al

 

Përshtati: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse nuk mbaroi “Mona Liza”?

Gjeniu mëngjarash vuante nga strabizmi


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB