MENU
klinika

Rrëzohet kërkesa

Debate në mbledhjen e KQZ, refuzohen komisionerët e PD-LSI për KZAZ

23.05.2019 - 13:17

Gjatë mbledhje së zhvilluar sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për regjistrimin e komisionerëve në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kjo kërkesë e dy partive PD dhe LSI është rrëzuar me 4 vota pro dhe 1 kundër.

Pas marrjes së këtij vendimi, Zguri deklaroi se PD dhe LSI mund të ankimojnë vendimin në gjykatën e Tiranë brenda 5 ditëve.

Ky vendim ka nxitur debate në mbledhje, pasi gjatë mbledhjes përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Ivi Kaso deklaroi se PD ka të drejtë për komisionerë në KZAZ duke akuzuar KQZ për shkelje në regjistrimin e partisë së Astrit Patozit, Bindja Demokratike.

Ai deklaroi se anëtarët e KQZ janë kërcënuar që të mos lejojnë regjistrimin e komisionerëve të opozitës jo-parlamentare dhe iu bëri thirrje anëtarëve që të regjistrojnë komisionerët, pasi në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore. Por anëtari i PS në KQZ Denar Biba e cilësoi këtë deklaratë një shantazh.

Më pas anëtarët janë shprehur për kërkesën e dy partive opozitare që nuk marrin pjesë në zgjedhje por kërkojnë komisionerë.

DEBATI:

Ivi Kaso: Është një proces zgjedhor i mbushur me paligjshmëri, që në më shumë se gjysmën e bashkive ofron një kandidaturë të vetme.

Eksponentë të mazhorancës kanë kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë komisionerët tanë.

Ju paralajmëroj se nëse nuk udhëhiqeni nga ligji, do të ballafaqohet me forcën e ligjit dhe me përgjegjësi penale në rast të shpërdorimit të detyrës. Ligji është i qartë dhe nuk mund të bëhet objekt debate.

Denar Biba: Na shantazhove. Ishte e rëndë dhe e ulët.

Ivi Kaso: 30 ditë përpara zgjedhjeve kemi të drejtë të plotësojmë vakancat. Duhet të monitorojmë procesin zgjedhor. Ka ankesa e denoncime. KZAZ janë të mbushura me paligjshmëri, me qëllim të qartë të partisë shtet, e cila dhe e vetme në garë shkel afatet e deri tek emërimi i një opozite fasadë. Krijojnë përshtypjen sikur do të ketë zgjedhje. Ky kryeministër nuk garanton dot zgjedhje as kur garon e vetme. Ne po ushtrojmë një të drejtë ligjore.

Eridjan Salianji, përfaqësues ligjor i PS: I do për të bërë detyrën, apo si vëzhgues?

Ivi Kaso: Kandidaturat tona janë serioze. Me eksperiencë të mëparshme zgjedhore.

Salianji: Procesi zgjedhor ka afate. Që të jesh subjekt zgjedhor duhet të jesh regjistruar.

Kaso: Komisionerët përcaktohen përpara se partitë të regjistrohen në zgjedhje.